Hansi Flick iu bën të qartë lojtarëve të Barcelonës: Gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ta sigurojmë qysh në ndeshjen e parë

Nga D. V.
471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Barcelona, Hansi Flick dëshiron që skuadra e tij ta “mbyllë” që në ndeshjen e parë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid në “Camp Nou”.

Sipas raportimeve nga “El Chiringuito”, tekniku gjerman e konsideron vendimtare që Barcelona të marrë një avantazh të madh që në shtëpi, për të shmangur komplikimet në ndeshjen e kthimit.

Brenda klubit ekziston shqetësim i madh për sfidën në “Wanda Metropolitano”, ku atmosfera dhe intensiteti i Atletico Madridit pritet të jenë një provë shumë e vështirë. Për këtë arsye, katalanasit nuk duan ta lënë kualifikimin të hapur para udhëtimit në Madrid.

Qasja e Flick është e qartë: dominim që në fillim dhe ndërtimi i një epërsie vendimtare në ndeshjen e parë. Me mungesa të rëndësishme në mesfushë dhe një kalendar të ngjeshur, Barcelona e sheh këtë përballje si një moment kyç në sezonin evropian.

Nëse plani i Flick funksionon, Barcelona mund të hedhë një hap të madh drejt gjysmëfinales që në “Camp Nou”, përpara një sfide si mysafir që pritet të jetë shumë më e komplikuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër