Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dëshmisë së gjeneralit amerikan Wesley Clark në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
Gjatë dëshmisë së tij në gjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Clark deklaroi se nuk ka prova që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë prapa spastrimit etnik të serbëve.
Haradinaj e ka vlerësuar lartë këtë deklaratë, duke thënë se populli i Kosovës vazhdon të ketë shpresë te dëshmia e Clarkut.
“Në kohën e rrezikimit të ekzistencës, populli i Kosovës shpresën e kishte te ti. Sot, populli i Kosovës dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së, shpresën për drejtësi dhe pafajësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë e kanë te ti. Faleminderit, Gjeneral Clark”, ka shkruar Haradinaj.

