Hasani: Pse Afrim Gashi po e mer përsipër ta mbrojë politikisht Stoillkoviçin?

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti Ilir Hasani ka njoftuar se Fronti Europian ka dorëzuar propozim vendim për themelimin e komisionit anketues lidhur me shqyrtimin e incidentit me ministrin e vetëqeverisjes lokale Ivan Stoilkoviq I cili ndodhi në korrik të këtij viti, I cili shkaktoi tensione të ashpra verbale dhe përplasje politike mes tij dhe deputetëve të opozitës shqiptare. Hasani njoftoi se kërkesa e tyre hasi në vesh të shurdhër pasi siç tha ai kuvendi me çdo kusht e mbron Stoilkoviqin. Hasani kërkon nga kuvendi që të procedohet propozim vendimin për komisionin anketues. Ai akuzon VLENIN për heshtje edhe kur cënohet identiteti shqipëtar.

“Prandaj sot pyetja është shumë e thjeshtë, cila është baza konkrete për mos procedurimin e këtij maetriali, cili për mua është problem real, sa mëshumë që kërkoj përgjigje konkrete aq më shumë na bëhet e qartë që ska të bëjë kjo me procedurën por problem është se shumica parlaemtnare nuk dëshiron që kjo çështje të hetohet as brenda në kuadër të kuvendit. Dhe e gjitha kjo na qon tek pyetja kryesore pse po mbrohet Ivan Stoilkoviqi? Pse një ministër I qeverisë po trajtohet sikur I paprekshëm? Dhe në fund pse kryetari Afrim Gashi po e mer përsipër ta mbrojë politikisht një ministër në vend që të kërkojë të hetohet”, ka thënë sot në press për media deputeti I Frontit Evropian, Ilir Hasani.

Hasani thotë përgjegjësia se shumica parlamentare po e mbron politiksht Stoilkoviqin dhe se përgjegjësia këtu bie edhe mbi VLENIN. Ai theksoi se një ministër nuk duhet të trajtohet si I pa prekshëm.

“A po mos vallë VLENI është aq I varur nga kjo qeveri sa nuk guxon me bo zë, “CIU” nuk guxon me bë, edhe kur cënohet dinjiteti I deputetëve shqiptar edhe kur cënohen interesat shqiptarë në përgjithësi”, tha tutje Hasani.

Një ministër që i ka qëndrimet e afërta me narativat e botës sërbe dhe interesat e të njejtëve, kur ai sillet kështu me deputetët shqiptar dhe më pas merr mbrotje nga shumica qeveritare atëher qytetarët kanë të drejtë të pyesin se kush i mbron, përfundon Hasani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër