Haxhiu-opozitës: Ejani në seancë, jo thirrje për tërheqje kandidatësh

Nga D. V.
616 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 prill, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka nisur vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit, e cila u shty për në orën 14:00.

“Po vazhdojmë seancën që kemi nisur dje për zgjedhjen e presidentit të Kuvendit. Edhe përkundër faktit që edhe dje edhe sot u kam bërë thirrje deputetëve që të jenë të pranishëm në seancë dhe të ushtrojnë detyrat e tyre kushtetuese, siç po e shihni deputetët nga partitë opozitare nuk janë të pranishëm”, ka thënë Haxhiu.

Ajo i është referuar edhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për obligimet e deputetëve.

“Të vetmen leje e kam marrë nga deputetja Afërdita Hajrizi që për arsye shëndetësore e ka pas të pamundur të jetë në seancë. Asnjë leje tjetër skam pranuar”, tha Haxhiu.

Haxhiu shtoi se deputetët janë të obliguar të ushtrojnë mandatin e tyre dhe i lus të jenë në seancë.

“Në vend që të bëjnë presion kandidatëve që të tërhiqen nga gara, i ftoj të vijnë dhe nëse kërkojnë fjalën do tua kalojmë. Por jo të flasin nga ambiente tjera”, tha Haxhiu.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër