Haxhiu pret në takimin lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guérot

Nga D V
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 gusht, Zhurnal.mk – U.d. së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takimin lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, të cilin e falënderoi për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, si edhe hapat e ndërmarrë së fundi për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi, arsim dhe zhvillim ekonomik.

Haxhiu theksoi rëndësinë e mbështetjes së Francës për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe i uroi ambasadorit Guérot suksese në angazhimet e tij të ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër