Hoxha diskuton me gazetarët për ligjet e reja dhe regjistrin digjital

Nga D. V.
643 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, mbajti dje një brifing të rregullt mediatik me gazetarët, ku u prezantuan aktivitetet aktuale të Ministrisë në fushën e legjislacionit, mbrojtjes së natyrës, digjitalizimit dhe zgjidhjes së problemeve afatgjata ekologjike.

Ministri Hoxha informoi se Ligji për Natyrën tashmë është publikuar në ENER ENER (Regjistri i vetëm elektronik nacional) dhe është hapur për komente, pas së cilës do të pasojnë edhe debate publike. Me miratimin e tij pritet forcimi i sistemit për mbrojtjen e natyrës, menaxhim më i mirë i burimeve natyrore dhe harmonizim me direktivat evropiane dhe obligimet ndërkombëtare të shtetit në fushën e mjedisit jetësor dhe biodiversitetit.

Gjithashtu, ministri Hoxha paralajmëroi se ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shtigjet malore së shpejti do të dërgohen në procedurë qeveritare.

Njëkohësisht, u ndanë informacione edhe për ligjin për Kënetën e Bellçishtës, si pjesë e obligimeve për mbrojtjen trashëgimisë natyrore dhe harmonizimin me standardet evropiane.

Në brifing u prezantuan edhe informacione lidhur me aktivitetet për vendosjen e Regjistrit Digjital të ndotësve, ku u theksua se aktualisht po zhvillohet faza e harmonizimit ligjor për shpërndarjen dhe integrimin e të dhënave në bazën ekzistuese.

Ministria javën e ardhshme do të mbajë takime me organizatat qytetare nga fusha e mjedisit jetësor, si dhe me kompanitë që posedojnë leje ekologjike të integruara A, me qëllim të përgatitjes në kohë për obligimet që dalin nga Ligji i ri për kontrollin e emisioneve, i cili do të hyjë në fuqi në shtator të vitit 2027.

Ministri porositi se transparenca dhe partneriteti me publikun mbeten kyçe në procesin e krijimit të një sistemi më të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër