Hoxha: Investim 11 milionë euro për menaxhim modern të mbeturinave në 18 komuna

nga D. V.

Shkup, 5 janar – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, morën pjesë sot në Manastir në prezantimin e sistemit modern rajonal për menaxhimin e mbeturinave, si dhe në paraqitjen e infrastrukturës kyçe që pritet të vihet në funksion gjatë vitit 2026, informon POPULLI.mk

Sipas Hoxhës, në kuadër të këtij projekti po realizohet një investim prej rreth 11 milionë euro për pajisje për selektimin dhe transportin e mbeturinave, investim që do t’u shërbejë mbi 400 mijë qytetarëve nga 18 komuna të Rajonit të Pellagonisë dhe Rajonit Jugperëndimor.

Sistemi i ri parashikon funksionimin e një qendre rajonale për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Novacit, si dhe ndërtimin e stacioneve të transferimit në Prilep, Ohër, Kërçovë dhe Dibër.

Paralelisht me këtë projekt, ministri njoftoi se janë në zhvillim procedurat për ndërtimin e deponive rajonale në rajonin e Pollogut (Rusino), Pellagoni, si dhe në rajonin Verior dhe Veri-Lindor, me plan që punimet të nisin gjatë vitit 2026.

Hoxha theksoi se projekti po realizohet në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, me synim krijimin e një sistemi modern, të qëndrueshëm dhe të harmonizuar me standardet evropiane për menaxhimin e mbeturinave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More