Hoxha: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Nga D. V.
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka pritur në një takim Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

Kryediplomati shqiptar e siguroi ambasadorin se “siç ia kam konfirmuar më parë edhe Ministrit Konjufca, se Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme”.

Gjatë takimit, Hoxha bën me dije se rikonfirmuan “angazhimin e palëkundur për thellimin e partneritetit të ngushtë e të veçantë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit”.

“Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik”, deklaroi ministri Hoxha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër