Hoxha në Bogovinë: Investime në infrastrukturë për mjedis më të sigurt dhe më cilësor jetësor

Nga Xh M
727 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 9 korrik Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot ishte për vizitë pune në Komunën e Bogovinës, ku së bashku me kryetarin Feti Abazi dhe zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, inspektuan projektet infrastrukturore që po realizohen me mbështetje financiare nga Ministria.

Me mjete në vlerë prej rreth 60 milionë denarëve, MMJPH-ja mbështet tri projekte të rëndësishme në këtë komunë: ndërtimin e kanalit për ujërat atmosferikë në vendbanimin Pirok, rregullimin e shtratit të lumit Kusha në Pallçisht të Poshtëm dhe rregullimin e shtratit të lumit në Kamjan, që do të fillon së shpejti.

Me këto projekte sigurohet mbrojtje më e mirë nga ujërat atmosferikë dhe ato të rrëmbyeshëm, zvogëlohen rreziqet nga përmbytjet dhe krijohen kushte më të sigurta jetese për popullatën lokale.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor vazhdon të investojë në projekte infrastrukturore në mbarë vendin, sepse pikërisht investimet e këtilla kapitale vendosin themelet e kthesës së gjelbër dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm, në qëndrueshmëri më të madhe ndaj sfidave klimatike dhe në një mjedis më cilësor jetësor për të gjithë qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër