Hoxha: Uji është pasuria jonë e përbashkët – investime dhe reforma për menaxhim të qëndrueshëm

Nga Xh M
401 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 mars – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, me rastin e Ditës Botërore të Ujit ka theksuar se uji është pasuri dhe përgjegjësi e përbashkët, që duhet mbrojtur sot për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për brezat që vijnë.

“Në Ditën Botërore të Ujit, prezantojmë projektet tona aktuale për mbrojtjen e këtij burimi të pazëvendësueshëm.

Kemi miratuar Programin për menaxhimin e ujërave për vitin 2026, përmes të cilit investojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e furnizimit me ujë dhe mbrojtjen nga përmbytjet. Me ndryshime ligjore dhe plane të reja për menaxhimin e pellgjeve lumore, vendosim standardet evropiane në qendër të politikave tona.

Qëllimi ynë është i qartë: ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm dhe infrastrukture moderne ujore.

Përmes bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë, vazhdojmë me rikonstruksionin e rrjeteve dhe forcimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve komunale.

Uji është pasuria dhe përgjegjësia jonë e përbashkët – e mbrojmë sot për të siguruar një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë”, ka shkruar ministri Hoxha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër