Hysri Selimi u dënua me 6 vite për spiunazh, Prokuroria Speciale mirëpret vendimin

Nga D. V.
910 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 qershor, Zhurnal.mk – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpretur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Hysri Selimit i akuzuar për veprën penale të spiunazhit.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në ndjekjen e rasteve që cenojnë rendin kushtetues dhe interesat e Republikës së Kosovës, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta profesionale”, thuhet në postim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër