I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 tetor Zhurnal.mk – Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka njoftuar publikisht bllokimin e faqes së saj zyrtare në rrjetin social Facebook.

Ngjarja vjen menjëherë pas disa qëndrimeve dhe shkrimeve të saj kritike, ku ndër të tjera i kishte kërkuar publikisht kryeministrit Edi Rama të “hapë krahun” për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në vend.

Përmes një mesazhi të publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram, Spiropali konfirmoi mbylljen e faqes dhe bëri me dije se po ndiqen hapat teknikë me kompaninë Meta për rikthimin e saj:

“Të dashur miq

Prej tre ditësh, faqja ime zyrtare në Facebook është e bllokuar. Po punojmë ngushtë me Meta-n që ta rikthejmë sa më shpejt.

Për të gjithë ju që keni tentuar të më shkruani, deri në njoftimin e radhës, mund të më kontaktoni drejtpërdrejt këtu në Instagram.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër