Ibrahimaj takon kryeministrin e Katarit, në fokus investimet në inovacion dhe teknologji

Nga B.M
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në kuadër të vizitës zyrtare në Katar, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani.

Gjatë takimit Ibrahimaj dhe Bin Jassim Al-Thani diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Katarit. U vlerësuan iniciativat e përbashkëta dhe u shqyrtuan mundësitë për projekte të reja në fushat e ekonomisë, inovacionit dhe teknologjisë.

“Në takim folëm edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe identifikimin e mundësive konkrete për investime, veçanërisht në fushën e inovacionit, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, theksoi Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj tha se “ky takim rikonfirmon vullnetin e përbashkët për ta çuar më tej partneritetin mes dy vendeve tona, me fokus rezultate konkrete dhe bashkëpunim afatgjatë”.

Në kuadër të World Governments Summit që u zhvillua në Dubai nga 3-5 shkurt Ibrahimaj ishte pjesë e panelit “Delivering Impact: GovTech for the Benefit of People and Businesses”, ku ndau përvojën dhe qasjen e Shqipërisë ndaj përdorimit të GovTech për ndikim real te qytetarët dhe bizneset.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër