Tarran takon kreun e BKH: OSBE mbështetje të vijueshme për BKH-në

Nga B.M
514 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Michel Tarran u takua me drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta, për ta uruar për detyrën dhe për të ripohuar mbështetjen e vijueshme të Prezencës së OSBE së për Byronë.

Ambasadori Tarran theksoi angazhimin e fortë të Prezencës për bashkëpunim të vazhdueshëm me BKH në, duke vlerësuar rolin e saj kyç në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar.

Diskutimi theksoi përparësitë e përbashkëta dhe rëndësinë e vazhdimësisë të bashkëpunimit institucional.

Prezenca e OSBE së në Shqipëri shpreh gatishmërinë të vijojë mbështetjen për BKH-në në drejtimin e saj të ri, në përputhje me mandatin për të promovuar integritetin, llogaridhënien dhe besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër