​Inaugurohet murali “Çast”, nderohen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Nga D. V.
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 qershor, Zhurnal.mk – Është inauguruar murali “Çast” i cili nderon viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky mural u organizua nga fondacioni “Jahjaga” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Kryetarja e këtij fondacioni, Atifete Jahjaga tha se ky mural ka një rëndësi të veçantë, sepse është një akt i dinjitetit dhe kujtesës.

“Në këtë muaj që neve e shënojmë kujtesën tonë që kemi, kujtojmë çlirimin e shtetit tonë, ku neve e kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e gjithsecilit qytetar të vendit tonë që ka bërë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, pikërisht në këtë ditë kryetar, ku neve po zbulojmë së bashku edhe me shumë komuna të tjera këtë mural, i cili nuk është vetëm si mural, por ka këtë domethënie të veçantë sepse është një akt i dinjitetit, është një akt i kujtesës, është një akt i përgjegjësisë ndaj të vërtetës sonë. Sepse 27 vite më parë, kur neve kemi trashëguar shumë pasoja të luftës, neve kemi trashëguar edhe mbi 20,000 gra dhe burra ku trupi i tyre është shndërruar në fushëbetejë, ku dhunimi është përdorur si mjet lufte ndaj qytetarëve të pafajshëm të shtetit tonë, dhe pikërisht kjo vepër e artit, që unë nuk i them që është vetëm vepër e artit, sepse pas nesh është edhe një dëshmi publike, një kujtesë e gjallë dhe një thirrje që historia jonë të mos harrohet, që historia jonë të mos heshtet”, tha Jahjaga.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër