INSTAT: Çmimet e importit u ulën me 0,1% në tremujorin e dytë, të prodhimit u rritën 0,1%

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Indeksi i çmimeve për produktet e importit shënoi ulje me 0,1% në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025, bëri të ditur Instituti i Statistikave (INSTAT).

Sipas INSTAT, ulja e çmimeve të importit u ndikua nga seksionet “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar”, me 2,2%, “Industria nxjerrëse”, me 0,2%, dhe “Industria përpunuese”, me 0,02%.

Ndërkohë, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) arriti në 129,9 në tremujorin e dytë të vitit 2026 dhe u rrit me 0,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Rritja më e lartë vjetore e çmimeve të prodhimit u regjistrua në “Industrinë përpunuese” dhe “Furnizimin me ujë, aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve”, me nga 0,4%.

Brenda industrisë përpunuese, rritjen më të madhe e shënuan “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” dhe “Përpunimi i produkteve ushqimore”, me nga 1,5%.

Në të kundërt, ulja më e madhe e çmimeve u regjistrua në “Metalurgji” dhe “Prodhimi i pajisjeve elektrike”, me nga 0,7%. “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar” shënoi ulje me 0,6%, ndërsa “Industria nxjerrëse” me 0,2%.

artikuj të ndërlidhura