Ish punëtorët e Irakut dhe Afganistanit, paralajmërohet protestë në Kumanovë

nga Xh M

Kumanovë, 4 janar – Qytetarët e Kumanovës, të cilët ndër vite kanë punuar në Afganistan dhe Irak, sërish do të protestojnë të hënën para Zyrës së të Ardhurave Publike në Kumanovë. Ata sërish do ta shprehin pakënaqësin e tyre përmes protestës, përshkak të tatimeve të paralajmëruara retroaktive në pagat e fituara gjatë punës në bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Protesuesit njohtojnë se protesta do të mbahet ditën e hënë nga ora 12 deri në ora 15:00, këtë herë duke bllokuar udhëkryqin midis rrugëve “Mosha Pijade”, “Ivo Lola Ribar” dhe “Mareshalli Tito”.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që preken nga padrejtësia, si dhe të gjithë atyre që duan të na mbështesin. Shumica prej nesh jemi nga qytete të ndryshme, nga të gjitha nacionalitetet, njerëz që kanë kontribuar në këtë shoqëri me vite, dhe sot po ajo shoqëri u kthen shpinën atyre. Kjo nuk është një luftë për individë. Kjo është një luftë për drejtësi, barazi dhe dinjitet. Kjo nuk është një protestë politike. Kjo është një luftë kundër padrejtësisë” – thonë nga Këshilli i ish të punësuarve në Irak dhe Afganistan.

Protestuesit shpresojne se zëri i tyre do të depërtojë tek institucione, të mos bëhen të shurdhër dhe ti degjojnë pakënaqësitë e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More