Ivana Ginovska drejtoreshë e re e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor

nga Xh M

Shkup, 14 shtator – Drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, zyrtarisht është emëruar Ivana Ginovska nga Kumanova. Ginovska ka lindur në Shkup në vitin 1989 dhe ka diplomë master në shkencat ekonomike, me specializim në menaxhment marketing.

Përvojën profesionale e ka filluar si nëpunëse bankare, ndërsa më vonë ka vazhduar të punojë në Shtëpinë e të moshuarve “Zafir Saito” në Kumanovë, si dhe në NP “Parkingu Kumanovë”. Është anëtare e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes së Përbashkët Publike për Menaxhimin e Mbeturinave “Eko Istok – Severostok”.

Në kuadër të zgjedhjeve të fundit parlamentare, Ginovska ishte kandidate për deputete në njësinë zgjedhore 2 në listën e Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë. Ajo u emërua në pozitën e drejtoreshës nga Qeveria, duke e zëvendësuar drejtorin e mëparshëm Sreten Stojkovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More