Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Nga B.M
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shkurt – Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira me kushte për reshje të lehta shiu dhe bore në pjesët perëndimore, ku do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 2 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 2 deri në 9 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 2, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 7 gradë.

Në dy ditët e ardhshme moti do të jetë pjesërisht me vranësira me periudha me diell. Nga e enjtja priten reshje të reja shiu dhe bore në male.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër