Ivica Tomovski pritet të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i VMRO?

nga Xh M

Shkup, 21 nëntor – Ivica Tomovski, drejtori aktual i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeveri dhe njëkohësisht drejtor i shtabit qendror të VMRO-DPMNE-së, sipas informacioneve të “Fokus”, është një nga kandidatët më seriozë për postin e sekretarit të ri të përgjithshëm të partisë.

VMRO-DPMNE do të mbajë Kongresin e rregullt zgjedhor në fillim të muajit të ardhshëm, ku pritet që kryeministri dhe lideri i partisë, Hristijan Mickoski, të marrë mandatin e tij të tretë. Mickoski tashmë ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në strukturat partiake.

“Prej 1 janarit 2026 do të ketë ndryshime të thella dhe të gjera në strukturën e partisë. Është e nevojshme që gjeneratat të rinovohen, disa që mbajnë funksione shtetërore ose lokale të zëvendësohen me të rinj. Nëse marr mbështetjen e delegatëve, ky është mandati im i fundit sipas Statutit,” ka deklaruar Mickoski më herët këtë vit.

Sipas planit, në Kongresin e 6 dhjetorit në Kavadar u pritet të zgjidhet përbërja e re e Komitetit Qendror dhe më pas edhe Komiteti Ekzekutiv, nga i cili emërohen nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i partisë.

Burime brenda partisë thonë se Ivica Tomovski është ndër favoritët për ta zëvendësuar sekretarin aktual të përgjithshëm, Gjorgji Sajkoski, i cili këtë funksion e mban që nga largimi i Igor Janushev në vitin 2020.

Vetë Tomovski nuk mohoi, por as nuk konfirmoi mundësinë:

“Nuk do të komentoj. Le të vendosin organet partiake dhe kryetari Mickoski,” tha shkurtimisht ai për “Fokus”.

Pas Kongresit pritet të fillojë edhe procesi i zgjedhjes së kryetarëve të rinj të komiteteve komunale të partisë, ku sipas burimeve, shumica e posteve do t’u jepen kuadrove të reja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More