Shkup, 14 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të drejtorit të televizionit nacional Alsat, Lirim Hajredini, përcjell Zhurnal.mk.
Mexhiti vlerësoi se largimi i Hajredinit paraqet një humbje të madhe për komunitetin mediatik dhe për të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar punën e tij.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të drejtorit të televizionit nacional Alsat, Lirim Hajredinit. Ikja e tij është një humbje për të gjithë ne dhe komunitetin gazetaresk, të cilit i shërbeu me punën e tij”, ka shkruar Mexhiti.
Ai ka shprehur solidaritet me familjen, kolegët dhe të afërmit e të ndjerit në këto momente të vështira.
“Në këto momente të vështira, bashkëndjej me familjen Hajredini, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën. Ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka theksuar Mexhiti.
