Shkup, 12 qershor, Zhurnal.mk – Komuna e Tetovës njofton qytetarët se në kuadër të masave për mbrojtjen e shëndetit publik dhe përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare në territorin e komunës, gjatë ditëve në vijim do të realizohen aktivitete të dezinsektimit dhe deratizimit.
“Më 15 qershor 2026 (e hënë), duke filluar nga orët e mbrëmjes, do të kryhet dezinsektimi hapësinor në territorin e qytetit të Tetovës, me qëllim të reduktimit të insekteve, veçanërisht mushkonjave”.
“Më 17 dhe 18 qershor 2026 (e mërkurë dhe e enjte) do të realizohet deratizimi i parë në territorin e qytetit të Tetovës, si pjesë e programit të rregullt për kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së brejtësve”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Komuna e Tetovës u rekomandon qytetarëve që gjatë kohës së trajtimeve të tregojnë kujdes të shtuar, të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert e objekteve të banimit sipas nevojës, si dhe të respektojnë udhëzimet e ekipeve të angazhuara në terren.
“Këto aktivitete realizohen në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe krijimit të një mjedisi më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët”, thonë nga Komuna e Tetovës. /Zhurnal.mk
