Shkup, 12 qershor, Zhurnal.mk – Këshilli i Komunës së Kumanovës ka dhënë pëlqimin për dhënien e hapësirës (një zyrë) tek Shtëpia e Zejtarëve për nevojat e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Hapësira do të përdoret falas.
“Bëhet fjalë për zyrë me sipërfaqe prej 19 metrash katrorë, që do të ndahet për përdorim për një periudhë prej pesë vitesh, me qëllim të sigurimit të kushteve për komunikim të rregullt dhe të drejtpërdrejtë të deputetëve me qytetarët. Projekt-vendimi u miratua me kërkesë të Kuvendit, dhe është pjesë e një projekti më të gjerë që po zbatohet në të gjitha komunat”, tha kreu i Shërbimit për Çështje Ligjore, Ivan Angelovski.
Bëhet fjalë për hapësirën ku më parë ndodhej objekti hotelerik i “Kalimero”.
Zyra do të përdoret nga deputetët e Kumanovës Elmi Aziri, Oliver Spasovski, Brane Petrusevski dhe Daniel Stojçevski.
Ky është objeti I tretë afarist të cilin komuna e Kumanovës e jep në përdorim për subjekte të tjera. Paraprakisht hapësirë e tillë i ishte dhënë edhe Dhomës së Artizanateve dhe Shtëpisë Europiane, ndërsa tani deputetëve të Parlamentit.
