JD Vance paralajmëron Iranin: Shkelët marrëveshjen, nëse qëlloni sërish anijet do t’ju godasim si kurrë më parë

Nga Xh M
558 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 8 korrik Zhurnal.mk – Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka deklaruar se iranianët nuk po e respektojnë memorandumin e mirëkuptimit, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë “të kundërpërgjigjen më fuqishëm se kurrë më parë” nëse ata vazhdojnë të qëllojnë mbi anijet.

Gjatë një aktiviteti në Milwaukee, Vance shpjegoi me terma të prerë marrëveshjen që sipas tij është shkelur nga Teherani brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Marrëveshja bazë që arritëm ishte kjo: ne do të heqim bllokadën tonë nëse ju ndaloni të qëlloni mbi anijet. Por nëse qëlloni mbi to, ne do të kundërpërgjigjemi dhe do të godasim më fort se askush tjetër më parë. Kjo ishte marrëveshja. Ata thanë se do të ndalonin, dhe çfarë ndodhi para 24 orësh? Filluan përsëri të qëllojnë mbi anijet”, tha Vance.

Ai shtoi në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Paktimi është shumë i thjeshtë: Nëse qëllojnë mbi anijet, ne do t’u kallim datën (do t’i shkatërrojmë), aq thjeshtë është.”

I pyetur troç se çfarë po ndodh me luftën me Iranin, nisur edhe nga kërcënimet e reja të Presidentit Donald Trump, Vance u shpreh se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka disa rrugë në tryezë për të garantuar që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur.

“Natyrisht që nuk do t’ju tregoj saktësisht se çfarë do të ndodhë sonte, por presidenti ua ka bërë shumë të qartë: Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur. Kjo do të thotë se nafta dhe gazi do të qarkullojnë për popullin amerikan. Nëse ata përpiqen ta mbyllin atë, do të ketë një përgjigje nga ushtria amerikane. Është aq e thjeshtë”, përfundoi zëvendëspresidenti amerikan.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër