Tiranë, 8 korrik Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Tomor Alizoti, ka reaguar pas ndalimit në pikën kufitare në Qafë Thanë të deputetëve shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku dhe Adnan Azizi.
Përmes një reagimi publik, Alizoti shprehu solidaritet të plotë me dy deputetët, duke e cilësuar të papranueshëm ndalimin e tyre. Sipas tij, arsyetimi se ndalimi lidhet me mbështetjen e protestës “Revolucioni Flamingo” është alarmues për një vend demokratik.
Ai deklaroi se ndalimi i një deputeti shqiptar për shkak të bindjeve ose mbështetjes së një lëvizjeje qytetare “të kujton kohën e Millosheviçit”, kur shqiptarëve, sipas tij, u mohohej e drejta e lëvizjes për shkak të pikëpamjeve të tyre.
Alizoti shtoi se, nëse mbështetja e një proteste shërben si shkak për ndalimin e hyrjes në Shqipëri, atëherë kjo, sipas tij, nuk përputhet me standardet e një shteti demokratik, por tregon frikë nga zëri i lirë.
