Kalim i paautorizuar i kufirit, në një veturë gjenden tetë bidonë me mjaltë në Jarinje

Nga B.M
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjatë patrullimit është ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën “Kalim i paautorizuar i kufirit”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 06:40 në fshatin Jarinje të Leposaviqit.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur 8 bidonë me mjaltë, të cilat janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtutjeshme, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër