Dojran, 25 prill Zhurnal.mk – Policia e Gjevgjelisë ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli ndaj R.R. (62) nga Dojrani i Vjetër, nën dyshimin për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare”.
Sipas njoftimit, në cilësinë e drejtoreshës së një ndërmarrjeje publike, në periudhën nga prilli 2025 deri në janar 2026, e dyshuara ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare.
“Pas lidhjes së një kontrate për sistem elektronik të pagesës së parkimit, e dyshuara ka kërkuar aktivizimin e pagesës në tri zona parkimi, përfshirë edhe një zonë pa pëlqimin e institucioneve kompetente. Me këtë, ajo ka mundësuar përfitim të kundërligjshëm prej rreth 240.000 denarësh, në dëm të një numri qytetarësh”, njoftoi MPB.
Rasti është në procedurë dhe pritet të trajtohet nga organet kompetente të drejtësisë.
