Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helikopter në lindje të Kosovës

Nga Xh M
350 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 prill Zhurnal.mk – Ushtarët e angazhuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit të Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), kanë zhvilluar trajnim për evakuim mjekësor me helikopter (hoist training) brenda zonës së përgjegjësisë së RC-E përgjatë Vijës Kufitare Administrative (ABL).

Sipas njoftimit të KFOR-it, trajnimi ka përfshirë personel tokësor dhe asete ajrore, me qëllim rritjen e aftësisë për nxjerrjen dhe evakuimin e shpejtë të të lënduarve në terrene të vështira.

“Trajnimi integroi personelin tokësor dhe asetet ajrore, duke përmirësuar aftësinë për nxjerrjen dhe evakuimin e shpejtë të të lënduarve në terrene komplekse. Përmes aktiviteteve të fokusuara në skenarë emergjentë, personeli i KFOR-it forcon gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë mes forcave shumëkombëshe, mban një nivel të lartë të vetëdijes për situatën dhe demonstron përkushtimin e vazhdueshëm të misionit për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër