Kallëzim penal për një zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka kryer kontrollin e mbjelljes dhe korrjes së substancave narkotike

Nga I.A
1,168 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 korrik, Zhurnal.mk – Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike (ZJPK) Sveti Nikollë ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) Sveti Nikollë kundër D.P. (39) nga Shkupi, për dyshim të kryerjes së veprës penale “moskryerje e detyrës në shërbim”, sipas nenit 383‑b, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, D.P., në periudhën nga 18 nëntori 2022 deri më 21 gusht 2024, në cilësinë e kryetares së Komisionit për vlerësimin e plotësimit të kushteve për hapësirë, pajisje dhe staf për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ka vepruar në mënyrë të pakujdesshme gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Edhe pse, sipas Ligjit për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope, ka qenë e detyruar të organizojë të paktën dy kontrolle në periudhën nga mbjellja deri te korrja, ajo nuk ka organizuar dhe nuk ka kryer kontrolle inspektuese te një person juridik në Sveti Nikollë që prodhonte kanabis mjekësor.

Nga MPB theksojnë se, pavarësisht njoftimeve të dorëzuara nga personi juridik gjatë viteve 2022 dhe 2023, zyrtarja nuk ka ndërmarrë kontrollet e detyrueshme ligjore, duke i mundësuar subjektit juridik të realizojë tepricë prodhimi prej 56 kilogramësh kanabis. Teprica është konstatuar me procesverbal gjatë kontrollit të kryer më 19 shkurt 2025.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër