Kamioni godet për vdekje struganin që ishte raportuar si i zhdukur

Nga admin
301 e lexuar
A+A-
Rivendos

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30 në DPB-Strugë është raportuar se në rrugën magjistrale Podmolje–Strugë, një automjet transportues i tipit “MAN”, i drejtuar nga A.A. (52) nga Republika e Shqipërisë, ka goditur këmbësorin U.D. (75) nga fshati Livadhi i Strugës, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

“Mjeku i Ndihmës së Shpejtë nga Struga ka konstatuar vdekjen, ndërsa kontrollin e ka kryer ekipi hetimor i DPB-Strugë. Më herët, në ora 06:05, ishte raportuar se U.D. ishte larguar nga shtëpia e një të afërmi të tij në fshatin Misleshevë të Strugës dhe se kishte probleme shëndetësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër