KANADA – Të paktën 10 të vrarë në një sulm me armë në një shkollë

nga D. V.

Dhjetë persona, përfshirë të dyshuarin për sulm, u vranë të martën në një sulm me armë në qytetin Tumbler Ridge në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike të Kanadasë.

Sipas raportimit nga transmetuesi publik kanadez CBC, policia tha se nëntë persona dhe një i dyshuar humbën jetën në incident.

Gjashtë persona u gjetën të vdekur brenda shkollës së mesme “Tumbler Ridge”, një person vdiq ndërsa transportohej në spital dhe dy të tjerë u gjetën të vdekur në një banesë që besohet të jetë e lidhur me të shtënat, raportoi transmetuesi kanadez.

Policia tha se i dyshuari u gjet i vdekur brenda shkollës nga “një lëndim i vetëshkaktuar”.

Rreth 25 persona po marrin ndihmën shëndetësore pas lëndimeve në një qendër mjekësore lokale, raportoi CBC.

Urdhëri për “të qëndruar në strehimore” që mbulonte rajonin Tumbler Ridge dhe komunitetet përreth u hoq rreth orës 6:45 pasdite sipas kohës lokale, thanë autoritetet.

Hetimi për incidentin është duke vazhduar.

Sulmi është i dyti më vdekjeprurës me të shtëna në një shkollë në historinë e Kanadasë, pas të shtënave në dhjetor 1989 në Ecole Polytechnique në Montreal që la 14 persona të vdekur.

Tumbler Ridge, një qytet me rreth 2.400 banorë në Kanadanë perëndimore, ndodhet në rrëzë të Maleve Shkëmbore, afërsisht 680 kilometra nga kufiri me SHBA-në.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More