AKU kontrollon baxhon në Fier, bllokon gjalpë, djathë dhe gjizë

Nga Xh M
315 e lexuar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në një njoftim publik bën me dije se ka bllokuar gjalpë, djathë dhe gjizë në një baxho në Fier, produkte të cilat tregtoheshin pa etiketë.

Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, referuar indicios së ardhur, ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit.

​Sipas njoftimit, gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:

• ​1 mijë e 400 kg krem gjalpi;

• ​2 mijë e 415 kg moxarella;

• ​90 kg gjalpë i freskët lope;

• ​100 kg gjizë;

• ​18 kg moxarella (kova).

​Sipas AKU, për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën e dyqind e pesëdhjetë mijë lekë, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër