Kasami pret profesoreshën Gjylymsere Kasapi, fituesen e çmimit shtetëror “11 Tetori”

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në ambientet e komunës prof. dr. Gjylymsere Kasapin, e cila është fituese e çmimit shtetëror “11 Tetori” për vitin 2026, për vepër jetësore në fushën e shkencës dhe arsimit.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot prof. dr. Gjylymsere Kasapin, fituese e çmimit shtetëror “11 Tetori” për vitin 2026.

Përmes një njoftimi, Kasami bëri të ditur se e ka uruar profesoreshën për këtë mirënjohje të lartë, e cila i është ndarë për veprën jetësore në fushën e shkencës dhe arsimit.

Ai vlerësoi punën e saj shumëvjeçare si profesoreshë universitare dhe kontributin e dhënë në arsimimin e brezave të rinj.

“Duke nderuar njerëzit që ia kanë kushtuar jetën dijes, u tregojmë të rinjve se arsimi, puna dhe këmbëngulja janë vlera që meritojnë të ndiqen”, ka shkruar Kasami.

Në fund, kryetari i Tetovës shprehu mirënjohje për përkushtimin e profesoreshës Kasapi dhe për shembullin që ajo përfaqëson në fushën e arsimit dhe shkencës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër