Kasami priti drejtoreshën e Gjinekologjisë në Çair, në fokus funksionimi institucioneve shëndetësore

Nga D V
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se ka pritur në takim drejtoreshën e Gjinekologjisë në Çair, Merale Ferati.

Sipas Kasamit, gjatë takimit është biseduar për funksionimin e institucioneve shëndetësore, sfidat me të cilat ato përballen, si dhe mundësitë për avancimin e shërbimeve shëndetësore në interes të qytetarëve.

Ai theksoi se ofrimi i shërbimeve cilësore në shëndetësi mbetet një nga prioritetet kryesore, duke vlerësuar se bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për të siguruar shërbime më efikase dhe dinjitoze për çdo qytetar.

Në fund të postimit, Kasami e falënderoi Merale Feratin për vizitën dhe përkushtimin e saj në shërbim të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër