KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Nga D V
802 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 korrik Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se rezultatet e certifikuara janë të njëjta me ato të certifikimit të mëparshëm.

Ai bëri të ditur se në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur ndryshime në përbërjen e deputetëve, pasi Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj kanë liruar mandatet e deputetit.

Sipas Radoniqit, vendet e tyre në Kuvend do t’i zënë Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.

“Rezultatet e certifikuara janë të njëjta me ato të certifikimit të fundit që është bërë”, tha Radoniqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër