Kasami: Rritëm pagat e zjarrfikësve për 30%, ndërsa të punësuarve në komunë me 7% për tri vite radhazi

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 09 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se janë rritur pagat e zjarrfikësve me 30 për qind, ndërsa pagat e të punësuarve në Komunën e Tetovës janë rritur me nga 7 për qind, për tri vite radhazi.

Kasami, përmes një njoftimi, tha se rritja e pagave të zjarrfikësve është bërë si vlerësim për kontributin dhe sakrificën e tyre në shërbim të qytetarëve.

“Rritëm pagat e zjarrfikësve për 30%, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tyre në shërbim të qytetarëve!”, deklaroi Kasami.

Në të njëjtin njoftim, kryetari i Tetovës theksoi se rritja e pagave të punonjësve të administratës komunale me 7 për qind është realizuar për tri vite radhazi.

“Rritëm pagat e të punësuarve në Komunën e Tetovës me 7%, për tri vite radhazi, duke përmirësuar kushtet dhe mirëqenien e punonjësve komunal!”, tha Kasami.

Sipas tij, masat synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëqenies së të punësuarve, si dhe vlerësimin e kontributit të tyre në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Tetovës.

artikuj të ndërlidhura