Kasami shpërblen nxënësit fitues në CodingOlympiad 2026: Mbështetje për talentet e reja në teknologji

Nga D. V.
247 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 prill, zhurnal.mk –  Bilall Kasami njoftoi se Komuna e Tetovës ka shpërblyer me certifikata dhe çmime nxënësit e dalluar që morën pjesë në garën ndërkombëtare të programimit “CodingOlympiad 2026”, ku arritën rezultate të shkëlqyera duke përfaqësuar qytetin me dinjitet.

Sipas Kasamit, në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga tetë shkolla fillore, të cilët u vlerësuan me çmime Gold, Silver, Bronze, si dhe me “Honorable Mention” dhe “Participation Certificates”.

“Si komunë, inkurajojmë dhe mbështesim me përkushtim këta nxënës që të vazhdojnë të zhvillohen në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës,” theksoi Kasami.

Ai shtoi se mbështetja e talenteve të reja dhe nxitja e eksplorimit të pavarur në arsim dhe teknologji mbetet një nga prioritetet kryesore të komunës, duke synuar zgjerimin e këtyre mundësive edhe në shkollat komunale.

Në fund, Kasami shprehu falënderim të veçantë për drejtuesit e STEMlab, të cilët mundësuan pjesëmarrjen e nxënësve në këtë garë ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër