Kasami viziton Qendrën Fluent, në fokus forcimi i kapaciteteve të psikologëve shkollorë

Nga D. V.
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka realizuar një vizitë në Qendrën Fluent, ku po zhvillohet trajnimi profesional për stafin e shkollave fillore dhe të mesme, i mbështetur nga Komuna e Tetovës.

Sipas Kasamit, në këtë edicion trajnimi u është dedikuar psikologëve shkollorë të Komunës së Tetovës, ndërsa në vazhdim do të përfshihen edhe pedagogët, sociologët dhe defektologët.

Qëllimi i këtij angazhimi është forcimi i kapaciteteve profesionale dhe përmirësimi i mbështetjes që u ofrohet nxënësve në institucionet arsimore.
Kryetari Kasami theksoi se Komuna e Tetovës do të mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin profesional.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër