“Kemi luajtur si top futbolli me të”, Rogerti e Selin flasin për Mirin

Nga D. V.
266 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ndërsa finalja e madhe e së shtunës po afrohet, aleancat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po duken më të lëkundura se kurrë.

Së fundmi, në një moment reflektimi, Rogerti dhe Selin kanë diskutuar lojën e Mirit dhe strategjinë e tij gjatë gjithë edicionit.

“Kjo ka qenë loja e Mirit që 120 ditë këtu brenda. Ne kemi luajtur si top futbolli me Mirin”, u shpreh ai.

 Foto: Instagram

“Miri i drejtohej Nikol me pyetje të koduara si ‘A je dakord për atë gjënë?’, dhe kur e pyesja për çfarë bëhej fjalë, nuk jepte asnjë shpjegim”.

“Prandaj unë Mirit nuk i kam besuar fare. Kam shkuar disa herë në Dhomën e Rrëfimit duke thënë se une atij nuk i besoj, se nuk i besoj mor vlla”, theksoi mes tjerash Rogerti.

 Foto: Instagram

Edhe Selin ka shprehur pakënaqësitë e saj, duke deklaruar: “Është një tentativë për të krijuar skenarë që unë nuk i kam parë fare”.

Në finale kanë mbetur katër konkurrentë: Selin, Mateo, Miri dhe Rogert, ndërsa gjithçka pritet të vendoset në natën e madhe të së shtunës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër