Zelensky: Ukraina mund të dyfishojë prodhimin e armëve nëse sigurohen fonde

Nga D. V.
242 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Berlin, 14 prill, Zhurnal.mk – Ukraina prodhon tashmë shumicën e armëve që përdor dhe mund ta dyfishojë prodhimin nëse sigurohen fondet e nevojshme, deklaroi sot presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një vizite në Berlin, ku arriti disa marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak me Gjermaninë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Friedrich Merz, Zelensky tha se “pjesa më e madhe e armëve që përdor Ukraina në operacione të ndryshme ,nga goditjet ndaj objektivave në thellësi të territorit, te luftimet në vijën e frontit dhe mbrojtja ajrore prodhohen tashmë brenda vendit”.

Ai theksoi se kapaciteti i prodhimit mund të dyfishohet nëse Ukraina do të kishte financime të mjaftueshme.

“Thjesht nuk i kemi paratë, por e diskutuam këtë deri diku sot”, u shpreh Zelensky.

Presidenti ukrainas iu referua edhe një kredie prej 90 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian, e cila është bllokuar nga kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orbán, duke theksuar se këto fonde janë të nevojshme për investime.

Megjithatë, brenda BE-së ka shpresë se Hungaria mund të pranojë zhbllokimin e fondeve, pasi Orban u rrëzua nga pushteti në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke i dhënë fund një periudhe 16-vjeçare në krye të qeverisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër