Kesha ‘sulmon’ Trump për përdorimin e muzikës së saj në video ushtarake

Nga D. V.
320 e lexuar
A+A-
Rivendos

Këngëtarja, Kesha, ka reaguar ashpër pasi Shtëpia e Bardhë publikoi në TikTok një video ku përdorej kënga e saj “Blow”, e shoqëruar me pamje të një sulmi ajror dhe mbishkrimin “Vdekshmëri”.

Videoja u postua më 10 shkurt dhe shkaktoi menjëherë reagime në rrjet.

Përmes një mesazhi në platformën X, artistja deklaroi se nuk e miraton në asnjë formë përdorimin e muzikës së saj për të nxitur dhunë apo për të kërcënuar me luftë, shkruan DailyMail.

Ajo e cilësoi përmbajtjen si të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat që përfaqëson, duke theksuar se dashuria gjithmonë e tejkalon urrejtjen.

Në reagimin e saj, Kesha sulmoi edhe presidentin Donald Trump, duke e përmendur në lidhje me publikimet e fundit rreth dosjeve Epstein.

Nga ana tjetër, Departamenti i Drejtësisë deklaroi se përmendja e Trump në dokumente nuk nënkupton shkelje ligjore, ndërsa ai ka mohuar çdo akuzë.

Postimi i këngëtares ndau rrjetin mes mbështetësve dhe kritikëve: disa e nxitën të ndërmarrë hapa ligjorë për të drejtat e autorit, ndërsa të tjerë e kundërshtuan qëndrimin e saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër