Këshilli gjyqësor do të publikojë konkurs për zgjedhje të gjykatësit të Gjykatës kushtetuese në pajtim me Ligjin e ri

nga D. V.

Shkup, 13 janar – Këshilli gjyqësor i vazhdimit të mbledhjes së 534-t sot unanimisht me tetë vota solli vendim të shpallë konkurs për zgjehdje të gjykatësit të Gjykatës kushtetuese nga radhët e gjykatësve, në pajtim me Ligjin për Këshillin gjyqësor që ishte miratuar në fund të dhjetorit, vitin e kaluar.

Në pajtim me Ligjin e ri për Këshillin gjyqësor, Këshilli pas shpalljes së konkursit, nga radhët e gjykatësve me së paku 20 vite stazh gjyqësor, pas vlerësimti të konstatuar paraprak të rezultateve të tyre të përgjithshme në punë i propozon Kuvendit dy kandidatë për zgjehdje të gjykatësve të Gjykatës kushtetuese të RMV-së.

Konkursi është për plotësimin e vendeve të gjykatëses Elizabeta Dukovska, zgjedhja e së cilës në vitin 2023 ishte anuluar pas vendimit të Gjykatës administrative pas padisë së parashtruar për procedurën e zgjedhjes së saj.

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski, lidhur me debatin pas aktvendimit të Gjykatës kushtetuese U-5 nr. 380/2025 për Dukovskën, informoi se padia është parashtruar ndaj vendimit për zgjedhje të gjykatëses Elizabeta Dukovska për anëtare të Gjykatës kushtetuese, e cila pas vendimit të Gjykatës administrative tashmë nuk është gjykatëse e Gjykatës kushtetuese dhe ai vend tnai është i zbrazët dhe, siç theksoi, duhet të jepet propozim i ri për gjykatës kushtetues.

Kambovski, si mendim të vetin, tha se nga aktvendimi del se kur është dhënë propozimi nga Këshilli gjyqësor janë bërë lëshime për shkak të të cilave është edhe vendimi i Gjykatës kushtetuese.

Xheneta Bektoviq, deklaroi se dakordohet me propozimin dhe theksoi se në afat sa më të shpejtë duhet të bëhet edhe ndryshimi në Rregulloren për punë të Këshillit gjyqësor, duke pasur parasysh se nuk është harmonizuar me Ligjin e ri për Këshillin gjyqësor.

Anëtari i Këshillit gjyqësor, Ivica Nikollovski tha se të gjithë sot janë, siç tha, me “perceptim të freskët” pas vendimit të Gjykatës kushtetuese, por se qëndrimi i tij është i qartë dhe se ky aktvendim është precedent, duke cekur se “pasojat ne do t’i ndjejmë plotësisht”, duke shprehur keqardhje që Këshilli gjyqësor e ka humbur mundësinë për të marrë qëndrim dhe e imponoi pozicionin e vet.

Anëtarja e Këshillit gjyqësor, Antoaneta Dimovska, tha se ajo e ka parashtruar padinë dhe se do ta braktisë mbledhjen, duke cekur se tashmë nuk është e interesuar për debat rreth kësaj pike.

Kuvendi më 29 dhjetor, vitin e kaluar, me 73 vota “për” dhe një “të përmbajtur” e solli Ligjin për Këshillin gjyqësor. Qëllimi kryesor i ndryshimeve ligjore është t’i mënjanojnë deri më tani dobësitë e konstatuara në kornizën e përhershme juridike dhe të sigurojnë Këshill gjyqësor më funksional, transparent dhe llogaridhënës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More