Kina bën thirrje për përmirësimin e qeverisjes globale të të drejtave të njeriut

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kina i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të krijojë një sistem të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirës të qeverisjes globale të të drejtave të njeriut, të drejtuar nga Nisma e Qeverisjes Globale.

Jia Guide, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe në organizata të tjera ndërkombëtare në Zvicër, i tha këto të mërkurën në një deklaratë të përbashkët me titull “Përmirësimi i Qeverisjes Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut”, të bërë në emër të 71 vendeve në sesionin e 63-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

Jia vuri në dukje në deklaratën e përbashkët se aktualisht situata ndërkombëtare po kalon ndryshime të thella, mjedisi ndërkombëtar është kompleks e i trazuar, ndërsa qeverisja globale e të drejtave të njeriut po përballet me rregullime të thella.

Ai paraqiti katër propozime të palës kineze:

Së pari, vendosja e njeriut në qendër. Popujt e vendeve të ndryshme kanë të drejtën të vlerësojnë dhe përmirësojnë gjendjen e vet të të drejtave të njeriut.

Së dyti, ruajtja e barazisë sovrane. Të gjitha vendet duhet të marrin pjesë, të marrin vendime dhe të ndajnë rezultatet në mënyrë të barabartë.

Së treti, ruajtja e barazisë dhe drejtësisë. Kina e kundërshton politizimin dhe instrumentalizimin e të drejtave të njeriut.

Së katërti, ruajtja e ligjit ndërkombëtar. Kina mbështet parimet e Kartës së OKB-së, siguron zbatimin e barabartë të ligjit e të rregullave ndërkombëtare dhe kundërshton standardet e dyfishta dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera nën pretekstin e të drejtave të njeriut, si edhe imponimin e standardeve të një vendi ndaj vendeve të tjera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër