Bit Pazari me pamje të re, buldozerët rrënojnë tezgat e vjetra

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 tetor Zhurnal.mk – Pas vitesh kaos, Bit Pazari në Shkup pritet të marrë një pamje tërësisht të re. Komuna e Çairit ka filluar procedurat për modernizimin e një prej tregjeve më të frekuentuara në qytet, përskaj Bulevardit afër qendrës tregtare “26 Korriku”, në afërsi të Bit Pazarit, me planin që të zëvendësohen tezgat e vjetra, të mbulohet hapësira e pazarit dhe të krijohen kushte më të mira për tregtarët dhe qytetarët.

Këtu ku prej vitesh mbizotëronte kaosi, sot kanë hyrë makineritë e rënda. Tezgat dhe konstruksionet e vjetra po shemben njëra pas tjetrës, ndërsa kamionët po pastrojnë hapësirën ku për vite zhvillohej tregtia. Por kjo nuk është vetëm një pamje e zakonshme pune. Është fillimi i ndryshimit të paralajmëruar prej kohësh për Bit Pazarin.

Sipas paralajmërimeve është paraparë të mbulohet pazari nga të dyja anët me materijale cilësore montuese, të zëvendësohen tezgat e vjetra me të reja, dhe mbi to të ndërtohet parking montues me kapacitet prej 240 vende të parkimit duke u mundësuar kështu edhe kushte sanitaro higjienike më të mira.

Ky plan i ri parashikon modernizimin e tregut, ndërsa aktualisht po zhvillohet edhe prezantimi publik i planit detal urbanistik. Ndërsa tashmë mbetet të shihet se si do të duket Bit Pazari pasi ky proces të përfundojë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër