Pekin, 9 nëntor, Zhurnal.mk – Ministria e Jashtme e Kinës hodhi poshtë të hënën raportimet e fundit të disa mediave, të cilat kanë përhapur pretendime për “spiunazh kinez” lidhur me çështjen e drejtorit ekzekutiv të Nvidia.

Foto arkivore e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun. /VCG
I pyetur gjatë një konference të rregullt për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, deklaroi se këto pretendime janë “të pabazuara” dhe se “nuk janë gjë tjetër veçse shpifje ndaj Kinës”.
Gjiganti amerikan i prodhimit të çipave Nvidia, njoftoi të dielën se kishte nisur një hetim të brendshëm ndaj drejtorit të tij ekzekutiv, Jensen Huang, pasi ai pranoi se kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore. Sipas raportimeve mediatike, zyrtarë amerikanë pretendojnë se gruaja e përfshirë në këtë marrëdhënie, punonte për shërbimet kineze të inteligjencës.
