Marta Kos e përmendi Maqedoninë si shembull për ngecjen në zgjerimin e BE-së

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 nëntor, Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian mban një pjesë të përgjegjësisë për vitet gjatë të cilave e la zgjerimin në plan të dytë, vlerësoi komisionerja evropiane Marta Kos në një intervistë për N1 Slloveni. Si shembull për pritjen e gjatë ajo përmendi Maqedoninë, e cila mori statusin e kandidatit në vitin 2005.

Kos tha se lufta ruse kundër Ukrainës ka ndryshuar mënyrën se si vendet anëtare e shohin zgjerimin. Pranimi i anëtarëve të rinj, sipas saj, tani shqyrtoret edhe si çështje e sigurisë evropiane. Nga zgjerimi i fundit, kur Kroacia hyri në BE në vitin 2013, kanë kaluar 13 vjet.

Maqedonia mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në në korrik 2022. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese të dakorduara, ndër të cilat edhe futja e bullgarëve në Kushtetutë, mbetet kusht për hapjen e klasterit të parë negociues “Themelet”. Në paketën e publikuar më 4 nëntor, Komisioni Evropian shënon përparim në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe kërkon punë shtesë në sundimin e ligjit.

Komisioni këtë vit propozoi plane indikative për katër kandidatet më të përparuara — Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Kos mendon se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të gjatë mandatit të Komisionit aktual. Podgorica ka mbyllur përkohësisht 21 kapituj negociues dhe është në përgatitje e traktatit të anëtarësimit. Sipas Kos, para anëtarësimit, Mali i Zi dhe Kroacia do të duhet të zgjidhin edhe çështjet e hapura bilaterale.

Komisionerja foli edhe për propozimin për një periudhë tranzitore 15-vjeçare për anëtarët e rinj. Gjatë kësaj periudhe BE-ja do të mund të reagojë më shpejt nëse ndonjë prej tyre bën hapa prapa seriozë në sundimin e ligjit.

Në pjesën e intervistës për marrëdhëniet me qeverinë sllovene, Kos tha se ka marrë sinjale se nuk do të mbahet takim me kryeministrin Janez Janša dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Tone Kajzer. Ajo hodhi poshtë akuzat e SDS-së në pushtet për bashkëpunim të pretenduuar me ish-shërbimin e inteligjencës jugosllave.

artikuj të ndërlidhura