Kolona dhe pritje të gjata në Morinë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare

Nga Xh M
999 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Morinë, 4 korrik Zhurnal.mk – Edhe këtë fundjavë janë krijuar kolona të gjata dhe pritje në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Morinë, në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë, pavarësisht se autoritetet po zbatojnë kontrolle minimale dhe po punojnë me të gjitha kapacitetet në dispozicion për të përshpejtuar qarkullimin.

Përmes një njoftimi, autoritetet kanë bërë të ditur se fluksi i madh i automjeteve ka shkaktuar pritje të gjata, ndaj u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë mundësi, të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare si alternativë.

Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve janë ftuar të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e qarkullimit.

Ndryshe, një aksident i rëndë ndodhi sot në mëngjes, 4 kilometra afër pikës kufitare në Morinë ku u lënduan tetë persona, pas përplasjes së gjashtë veturave.

Pas këtij aksidenti u krijuan dhe kolona.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër