Emra Brah ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Shimae”, një këngë që vjen e shoqëruar edhe me videoklip dhe synon të tërheqë vëmendjen e publikut me ritmin dhe produksionin modern.
Projekti është realizuar nga Moon Studio, në bashkëpunim me Emra Brah dhe Frensi, ndërsa beat-i është punuar nga Xhoni dhe vetë Emra Brah. Teksti dhe linja melodike mbajnë firmën e artistit, duke e bërë “Shimae” një krijim autentik të tij.
Videoklipi është realizuar nga Fullmoon Production, me regji nga The Claudia, ndërsa producentë ekzekutivë të projektit janë Elsamed Senaj dhe Klaudja Senaj.
Me këtë publikim, Emra Brah vazhdon të pasurojë repertorin e tij muzikor, duke sjellë një tjetër projekt të kuruar në çdo detaj, si në aspektin muzikor ashtu edhe në atë vizual. “Shimae” tashmë është publikuar dhe pritet të mirëpritet nga adhuruesit e muzikës shqiptare.
