Komisioni për Legjislacion i thotë “Po” projektbuxhetit për 2026-ën

Nga D. V.
724 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Me 6 vota “për”, 3 kundër dhe një abstenim Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka votuar projektbuxhetin e vitit 2026-të, raporton Ekonomia Online.

Debat nxiti edhe kërkesa e PDK-së, e paraqitur nga Blerta Deliu në lidhje me kërkesën e 90 mijë shërbyesve civilë, por nuk mori votat e mjaftueshme në komision.

“Sindikata e pavarur e administratës së Kosovës ka pasë kërkesë për 90 mijë shërbyes të administratës për çështjen e koeficientit. Ka qenë kërkesë legjitime, sepse ekziston nëj aktgjykim i gjykatës Kushtetuese të dy viteve paraprake që nuk iu njihet çështja e koeficientet. Bashkë me Grudën e kemi pa mundësinë përmes amendamentit të komisionit në mënyrë që t’iu drejtohemi dhe ta kemi amendament për të trajtuar kërkesën që është e deponuar nga kryesindikalisti e që është kërkesë e drejtë sepse flet për kushtetutshmërinë dhe ky komisione ka për detyrë ta trajtojë”, tha ajo.

Këtu pati një ndërhyrje ironike nga shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Buxheti shkojë, i vdiq nana buxhetit Blertë”, ndërhyu Tahiri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër