Komuna e Çairit do ta përkujtojë figurën dhe veprën e këngëtarit të ndjerë Vlado Janevskit

Nga D. V.
1,121 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – Komuna e Çairit shpreh ngushëllimet më të thella ndaj familjes, të afërmve dhe mbarë kombit me rastin e ndarjes nga jeta të maestro Vlado Janevskit, një prej emrave më të mëdhenj të muzikës maqedonase, krijimtaria e të cilit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën muzikore dhe në kujtesën e shumë gjeneratave.

Në shenjë respekti për kontributin e tij artistik dhe lidhjen e veçantë me Çairin, Këshilli i Komunës së Çairit do të ndërmarrë masa institucionale për të përkujtuar në mënyrë të përhershme figurën dhe veprën e maestro Vlado Janevskit, njoftuan nga Komuna e Çairit.

Vlado Janevski, romancieri më i njohur i Çairit, ndërroi jetë dje pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 65‑vjeçare. Varrimi do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit “Butel”.

Në këngët e tij, veçanërisht në “Çairska romantika”, Janevski e këndoi Çairin, lagjen ku lindi dhe u rrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër